(VIDEO) Xhaferi: Jam kundër reklamimit të partive me paratë e shtetit

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik Talat Xhaferi shprehet se është kundër reklamimit parazgjedhor të partive politike, që të bëhet me para nga buxheti i shtetit. Madje thotë se kundër ka qenë edhe atëherë kur është miratuar Kodi Zgjedhor, por është kritikuar.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik

“Në vitin 2019 kur kishte ndryshime në ligjin e Agjensis për shërbime audio dhe audio vizive, neni famoz 102. Kur u shpreha atëherë se jam kundër saj, mediat, posaqërisht 5 televizionet nacionale, më akuzuan se punoj kundër tyre. Operatorët poashtu akuzuan se punoj kundër tyre. Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para nga buxheti për reklamim parazgjedhor. Por, duhet të shkoni në shtëpitë e juaja mediatike dhe t’i pyesni përse insistojnë aq shumë për atë ligj. Unë përsëri do të akuzohem, por qëndrimi im është se nuk duhet të ketë para nga buxheti për këtë punë”.

Përndryshe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nuk janë miratuar ende, edhe pse vendi tashmë ka hyrë në periudhë parazgjedhore.

Përndryshe, Ministria e Drejtësisë, i ka përgatitur ndryshimet e Kodit Zgjedhor në të cilin janë inkorporuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Mirëpo këto ndryshime kanë ngecur në Kuvend. Në këtë propozim ligj, parashihet që reklamimi i paguar politik të mos jetë më barrë e shtetit. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like