(VIDEO) Vrasje makabër në Shkup, djali vret me thikë, nëna mbulon gjurmët me flakë

by admin
Spread the love

Një vrasje makabër dhe më pas një zjarr për të fshehur gjurmët ka ndodh para një jave më parë në Shkup, ku një person ka vrarë pronarin e banesës, ndërsa e ëma ia ka vënë flakën për të fshehur gjurmët.

Ministria e Punëve të Brendshme  informoi se bëhet fjalë për një vdekje, që sipas dyshimeve të policisë është vrasje me paramendim dhe për këtë tashmë dy persona janë të dyshuar. Një grua është arrestuar, ndërkaq një mashkull kërkohet me fletarrest.

 “Sot, nga ana e SPB Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer dy vepra penale dhe atë ‘vrasje’ dhe ‘vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ dhe kundër I.C.(58) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’”.

MPB sqaroi se më datë 22 shtator gjatë periudhës kohore prej orës 06.40 deri në ora 09.30, pas denoncimit të rastit në një banesë në rrugën “Isaija Mazhovski” në Shkup, I.J.(35) nga Shkupi është gjetur i vdekur, me vdekje me forcë, si pasojë e therjeve nga mjeti i mprehtë, kurse nga ana e policëve është konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimshëm, me qëllim të fshehjes së gjurmëve nga vepra e kryer penale. Policia të shtunën ka  kryer bastisje në shtëpinë e A.D., por i njëjti nuk është gjetur në shtëpi dhe i është shqiptuar fletarrest, ndërkaq është arrestuar nëna e tij me inicialet I.C. së cilës i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve.

Prokuroria e Shkupit informoi se i dyshuari e ka goditur me thikë të ndjerin plot 45 herë.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE E SHKUPIT

“Provat e siguruara tregojnë për një  vrasje në mënyrë mizore. I dyshuari e ka kryer veprën pas një mosmarrëveshje të shkurtër me viktimën, duke e privuar nga jeta të dëmtuarin me më shumë se 45 plagë me thikë në qafë dhe trup”.

Nga prokuroria informuan se i dyshuari për vrasjen disa herë është lajmëruar te nëna e tij, e cila ka marrë një shishe plastike dhe ka shkuar  te pompa e benzinës dhe në bashkëkryerje me djalin e saj kanë shkaktuar zjarr me qëllim që t’i mbulojnë gjurmët për kryerjen e vrasjes mizore. Prokuroria sqaron se në këtë mënyrë  ata kanë shkaktuar rrezik të madh ndaj jetës së banorëve që jetojnë në ndërtesë.

/SHENJA

You may also like