Video/ Vrasësve u shpërthen granata brenda makinës së arratisjes pas atentatit me katër viktima në Ekuador (fotot)

by admin
Spread the love

Në video janë publikuar momentet kur një grup vrasësish në Ekuador duket se hedhin veten në erë pas shpërthimit të granatës së tyre në arratisjen pas një atentati të rëndë.

Gjashtë kriminelë duket se harruan të lëshonin granatën pas heqjes së siguresës pas një grabitjeje të armatosur në një shtëpi në La Concordia, Ecuador.

Video dramatike tregon sulmuesit e armatosur që hapnin zjarr ndaj shtëpisë në errësirën e të shtunës mbrëma.

Por pasi kanë shtënë plumbat e tyre, grupi kthehen për t’u larguar të qetë në sigurinë e makinës së tyre të arratisjes.

Shoferi dëgjohet që inkurajon të tjerët të futen brenda por pa përshkuar as 500m mjeti kthehet në një top zjarri prej shpërthimit.

Video tregon makinë që shpërthen me sulmuesit brenda kur granata e tyre e harruar ndizet brenda kabinës.

Sipas raportimeve të katër sulmuesit u vranë në moment.

Mediat vendase thonin se dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, por policia e La Concordia tha se nuk janë në dijeni të viktimave nga shpërthimi.

Zyrtaret thanë se po kryejnë hetime për sulmin në La Concordia e Santo Domingo, por nuk kanë gjetur ende asnjë nga të dyshuarit.

Kreu i policisë tha për rrjetin vendas El Universo: “Ka disa klinika të vogla në La Concordia dhe ne po hetojmë nëse ka të plagosur nga ngjarja.

Ai shtoi se nuk kishte raportime as për sulmin nga pronarët e shtëpisë. Ende nuk dihen motimet e të shtënave ndaj rezidentëve.