(VIDEO) Von der Leyen porosit Shkupin: Miratoni ndryshimet kushtetuese për të ardhmen tuaj

by admin
Spread the love

Sa më i mirë të jetë procesi i reformave, aq më shpejtë do të vijë mundësia e anëtarësimit. Ekziston një dritare mundësie që tani është e hapur. Procesi nuk është aq i rreptë dhe është i bazuar në merita dhe askush nuk duhet të presë një datë të caktuar, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. E pyetur nëse propozimi franko-gjerman për reforma i BE-së po shqyrtohet tashmë në KE dhe nëse viti 2030 duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme evropiane, është i arritshëm për një reformë kaq të thellë të BE-së si dhe për vendet  e Ballkanit Perëndimor të përmbushin pjesën e tyre të detyrimeve, ajo tha se tashmë gjërat po ndryshojnë për mirë dhe tani shohim dinamikë dhe moment real në procesin e zgjerimit.

URSULA VON DER LEYEN, KRYETARE E KOMISIONIT EVROPIAN

“Ne duam që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE dhe për këtë  duhet të përgatiteni si ju ashtu edhe ne. Është mirë që tani në BE ka nisur një diskutim konkret se çfarë duhet ne të bëjmë për të qenë gati, cilat janë pyetjet që janë të hapura dhe cilat janë përgjigjet që duhet të japim. Kjo nuk ishte një mundësi gjatë mandatit të kaluar. Diçka ka ndryshuar ndjeshëm këtë term dhe gjërat po konkretizohen dhe kështu kërkesa dhe inkurajimi im janë për të ecur përpara vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor sepse kjo është me të vërtetë një dritare mundësish që tani është e hapur”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por duhet të kalohet sepse në fund çmimi është anëtarësimi në Unionin e vendeve më të pasura dhe sundimit suprem të demokracisë dhe ligjit. Ai theksoi se ka ende shumë punë përpara, por ka besim se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është një objektiv ambicioz, por i arritshëm.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Tani ekziston mundësia e anëtarësimit në BE. Tema më herët në BE nuk ishte një temë e konsensusit të gjërë dhe tani të gjithë janë të njëzëshëm se duhet të ketë zgjerim, që do të thotë bashkimin  e Europës. Ne kemi institucione që janë plotësisht të lidhura me BE-në. Secili duhet të marrë përgjegjësinë në duart e veta. Me gjëra të tilla nuk llogaritet dhe nuk luhet me emocionet e qytetarëve. Përvojat e këqija të historisë nuk duhet të përsëriten”.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për fazën e ardhshme të negociatave, Von Der Leyen  tha se Maqedonia  e Veriut është shtet sovran që i bën zgjedhjet e veta.

Medina Ajeti Ali  /SHENJA/

MARKETING



You may also like