(VIDEO) VMRO: Vërtetohen gënjeshtrat e Qeverisë LSDM-BDI

by admin
Spread the love




Ranë maskat, u vërtetuan gënjeshtrat. Gënjeshtra e qeverisjes LSDM-BDI se mosmarrëveshjet bilaterale me Bullgarinë nuk do të jenë kusht për përparim drejt BE-së nuk zgjati as 24 orë. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE, pas nënshkrimit të protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas opozitës maqedonas me protokollin e nënshkruar Maqedonia e Veirut nuk do të negociojë me BE-në por me Bullgarinë për historinë maqedonase.

Aleksandr Nikolloski, nënkryetar i VMRO-së

“Me protokollin e nënshkruar nga Ministria e Jashtme të Maqedonisë, ndryshimi i historisë dhe ndryshimi i teksteve shkollore bëhet kusht për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Kjo qeveri tradhtare bëri dhe pranoi të ndryshojë historinë, të ndryshojë tekstet shkollore, ose thënë ndryshe të hap bullgarizmin si kusht për negociatat me BE-në. Kjo u tha qartë sot, sepse në Sofje, u bë e qartë se protokolli bëhet pjesë e kornizës negociuese. Me fjalë të thjeshta, nëse Maqedonia e Veriut pranon bullgarizmin, do të ec drejtë BE-së, nëse nuk e pranon bullgarizmi nuk do të avancojë drejt BE-së”

VMRO-DPMNE shton se i kundërshton fuqishëm këto marrëveshje, protokolle, korniza antishtetërore që ka nënshkruar kjo qeveri antikombëtare nga LSDM dhe BDI. Ata thonë se do të punojnë në mënyrë aktive për ndryshimin e kornizës së negociatave me Bashkimin Evropian, heqjen e neneve dhe pjesëve të dëmshme të kornizës, të cilat janë në dëm të plotë të popullit dhe shtetit maqedonas.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like