(VIDEO) VMRO pas kthimit të Danevës: Si mund t’i besojë drejtësisë qytetari i thjeshtë kur shkelet ligji nga Këshilli Gjyqësor!

by admin
Spread the love

Turpi dhe kaosi në sistem juridik maqedonas nuk është duke u ndalur, vlerësoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. Ai deklaroi se rasti i Vesna Damevës dhe vendimi i Gjykatës Administrative tregon se, nëse ka veprime të kundërligjshme edhe në rastin e shkarkimit të kryetares së Këshillin Gjyqësor, çfarë i mbetet të besojë qytetarit të thjeshtë, i cili kërkon drejtësi në instancat e gjyqësorit.

 

NAUM STOLKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-SË

“Shkarkimi i Damevës, dorëheqja e mëparshme për shkak të presioneve të theksuara politiko-biznesore ndaj Cërvenkovskës, zgjedhja e kryetarit të Këshillit pas Damevës dhe tani vendimi i Gjykatës Administrative, është njollë në sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar.

Nëse do të kishin një grimë dinjiteti, anëtarët e Këshillit Gjyqësor duhej të jepnin menjëherë dorëheqje”

Stolkovski ka thënë se kjo lojë nuk ka fund, dhe shfaqet edhe në Gjykatën e Lartë, ku ka kërcënime për shkarkime, të cilat sjellin trazira dhe pasiguri shtesë te qytetarët, por edhe alarm në opinionin ndërkombëtar.

Gjykata Administrative vendosi dje që në krye të Këshillit Gjyqësor duhet të kthehet Vesna Dameva e shkarkuar në prill të këtij viti. Administrativja ka vlerësuar se procedura për shkarkimin e saj bie në kundërshtim me ligjin dhe e njëjta duhet të kthehet kryetare e organit më të lartë gjyqësor në vend. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like