(VIDEO) VMRO-DPMNE: Kovaçevski bën qejfe në Beograd ndërsa qytetarët zhyten në varfëri

by admin
Spread the love

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, thotë se kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, po shetitet në Beograd të Serbisë, përderisa Maqedoninë e Veriut e ka kapluar varfëria. Sipas partisë të Hristijan Mickoskit, prej pesë ditësh Kovaçevski shëtit nëpër Beograd, ndërsa sipas tyre në Maqedoni varfëria, inflacioni dhe borxhi po rriten, standardi bie dhe ekonomia po fundoset.

VMRO-DPMNE

“Prej 5 ditësh Kovaçevski dhe ekipi i tij qeveritar hanë, pinë dhe festojnë në Beograd, ndërsa në Maqedoni njerëzit po vdesin nga uria dhe po zhyten në varfëri. E shohim duke kënduar nëpër lokale dhe duke hapur shishe verë, ndaj le të inkurajohet ndërsa është ‘nën gaz’ të pyesë presidentin e Serbisë, Vuçiq, se si arrin ta mbajë inflacionin më të ulët se i yni, si arrin të mbajë GDP-në me rritje më e lartë se e jona, si arrin të ndërtojë autostrada, si i tërheq investimet e huaja e të ngjashme”.

Nga VMRO-DPMNE, më tej theksojnë se nuk i habit fakti që Kovaçevski mund të jetë kaq i lumtur kur shkalla e varfërisë në Maqedoni të Veriut mbulon pothuajse 600 mijë njerëz, kur 80 mijë njerëz janë në varfëri ekstreme, kur ka inflacion rekord dhe produktet bazë janë mesatarisht më të shtrenjta me 40%, që është tre herë më shumë se në Evropë.

Sipas partisë opozitare, asnjë nga gjërat e përmendura më sipër nuk e pengojnë Kovaçevskin që të argëtohet dhe të bëjë pushime nëpër rajon për ditë të tëra. Prej 5 ditësh Kovaçevski dhe ekipi i tij qeveritar hanë, pinë dhe festojnë në Beograd, ndërsa në Maqedoni njerëzit po vdesin nga uria dhe po zhyten në varfëri.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like