(VIDEO) VMRO diskuton për referendumin kundër propozimit francez

by admin
Spread the love

Deklarata e njëanshme e Qeverisë për gjuhën maqedonase në Bashkimin Evropian është skandaloze, sipas kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski. Lideri i opozitës maqedonase thotë se këto ditë ka diskutuar me shkencëtarë që ia kanë kushtuar jetën gjuhës maqedonase dhe ata sipas tij janë të tmerruar nga Deklarata e njëanshme që ka nënshkruar Qeveria. Kjo deklaratë vinte si përgjigje ndaj deklaratës së njëanshme bullgare ku thonë se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes, ndërsa Shkupi i përgjigjet duke shpjeguar vazhdimësinë historike të gjuhës maqedonase. Por Mickoski thotë se për përmbajtjen skandaloze të Deklaratës së Qeverisë dikush do të përgjigjet, ndërsa partia e tij do të korrigjojë këto gabime me të ardhur në pushtet.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

“E gjithë kjo është shokuese, do të kemi shumë për të korrigjuar kur ta marrim Qeverinë dhe do të ketë shumë për tu përgjigjur për këta politikanë kur të nxirren para përgjegjësisë. Kështu që nëse dikush mendon se kjo do të harrohet dhe do të zgjasë dy-tre ditë, gabohet. Kjo do të mbetet thellë në memorjen e çdo maqedonasi”.

Mickoski foli edhe për mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë, ku do të diskutohet për referendumin e paralajmëruar kundër ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Përveç kësaj do të flitet edhe për gjendjen ekonomike në shtet, të cilën Mickoski e konsideron si apokaliptike.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

“Për propozimin për referendum, të shohim çfarë lloj referendumi, kur do ta fillonim, si do ta fillonim, ku do të orientoheshim, ku do të fokusoheshim e kështu me radhë. Të dëgjojmë çfarë mendojnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe normalisht do të bëjmë analizë të situatës aktuale politike dhe ekonomike. Sepse gjendja me ekonominë është apokaliptike. Ndërsa po vjen dimri, për një – dy muaj fillon viti shkollor, vjen vjeshta, pastaj edhe ditët e dimrit, e shohim se si rriten çmimet e energjenseve ndërsa nuk shohim se dikush merret me këtë”.

Por, zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq theksoi sot se nuk ka nevojë për referendum lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, në aspektin përmbajtjesor këto ndryshime janë më të lehtat deri tani, sepse vetëm duhet të përmenden edhe bullgarët, malazezët dhe kroatët bashkë me 7 bashkësitë e tjera etnike të cilat përmenden në Preambulën e Kushtetutës. /SHENJA/

You may also like