(VIDEO) VMRO dhe LSDM vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për kaosin urban

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE-ja opozitare, ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe kryetarën e qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën, për rrëmujën e krijuar në qytetin e Shkupit. Sipas VMRO-së, fajtorë kryesor për bllokimin e Shkupit, janë pikërishtë Kovaçevski dhe Arsovska.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski gjithashtu akuzonë LSDM-në dhe Qytetin e Shkupit për kombinatorika koalicionuese në kurriz të qytetarëve, përmes transportuesëve privatë.

NAUM STOILLKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË

“Shkupjanët  dhe Shkupi, politika maqedonase, qendra ekonomike dhe shëndetësore maqedonase, nuk guxojnë të jenë viktima të  kriminalitetit dhe takimeve sekrete të koalicionit Taçella të Kovaçevskit dhe Danela Arsovskës. Kërkojmë dorëheqjen e parevokueshme të Danela Arsovskës nga pozita e kryetares së qytetit të Shkupit, dhe qeveria të largohet nga koalicioni Taçella, tua marrë ingerencat  për transportin publik të qytetit në Shkup dhe të shlyejë borxhin ndaj transportuesve privatë”.

Ndërkaq, nga  partia  në pushtet LSDM deklarojnë se përgjegjësia për këtë kaos në Shkup, i takon kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

LSDM

“Largimi i Lenin Jovanovskit si një nga organizatorët e protestave është vetëm një lojë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.  Edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, edhe Këshilli drejtues i qytetit të Shkupit,  edhe drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese, janë të lidhur me VMRO-DPMNE-në. Mickoski dhe VMRO-DPMNE i kanë të gjitha mekanizmat për t’i dhënë fund bllokadës dhe këtë duhet ta bëjnë menjëherë”.

Përndryshe, protesta nga ana e transportuesve privat ka filluara nga dita e hënë. Ata kërkojnë nga qyteti i Shkupit, tua pagujë borxhin afro 2 milionë euro. Transportuesit privat në shenjë revolte kanë bllokuara disa pika udhëkryqe të kryeqytetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like