(VIDEO) VMRO dhe LSDM vazhdojnë përplasjet rreth referendumit

by admin
Spread the love




Mbi 60% e maqedonasve do të dilnin në referendum. Këtë e din edhe pushteti. Kështu deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE. Ky interesim i madh i qytetarëve thotë ai më tej, do të rezultoj me shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Këto sipas tij, janë shifra dhe fakte reale.

MILE LEFKOV, VMRO-DPMNE

“Gjithçka që bënë Kovaçevski dhe LSD antimaqedonase është keqpërdorim i 61 votave në Kuvend të njerëzve të bindur verbërisht për të mbajtur veten në pushtet. Qeveria nuk bazohet në mbështetjen e popullit dhe as nuk pasqyron vullnetin e tyre. Kjo u pa në zgjedhjet e fundit në Tetovë, ku VMRO—DPMNE e mposhti LSD-në antimaqedonase me dallim 2:1. Ky dallim nëse ka zgjedhje, do të reflektohet në nivelin qendror”.

Qytetarët nuk do ta lejojnë Mickoskin për tekat personale ta kthejë vendin në kohën e izolimit dhe ndarjeve. Kështu u kundërpërgjigjën nga LSDM.  Politikat e tij destruktive shtojnë ata, do të mposhten sërish fuqishëm.

LSDM

“Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Hristijan Mickoskit në Pallatin e Bardhë, është një proces retrograd që synon ta kthejë vendin prapa dhe të pengojë integrimin në BE. Të ashtuquajturat bllokada aktive dhe pasive të VMRO-së janë për shkak të sjelljes qyqare dhe frikacake të Mickoskit”.

Iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, VMRO e ka dorëzuar në KSHZ dhe në Kuvend.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like