(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra-tjetrën për kaosin në Shkup

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE ka krijuar kaos në qytetin e Shkupit, ku bllokadat janë të përditshme, ndërsa funksionimi i ndërmarrjeve publike është në prag të kolapsit. Por nuk është vetëm Shkupi, kaos dhe mosfunksionim po ndodh pothuajse në çdo komunë ku VMRO-DPMNE ka pushtetin lokal, deklaroi Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. Ajo tha se për shkak të paaftësisë së tyre, komunat janë në stagnim dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj kostove të shtuara në kohë krize.

BOGDANA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Në vend të zgjidhjeve, në vend të realizimit të projekteve, në komunat nën VMRO-DPMNE-në ka partizim, rritje të çmimeve të shërbimeve, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpenzim kot të parave të qytetarëve. Dhe mbi të gjitha, Hristijan Mickoski si kryetar i komunës shkon nga komuna në komunë dhe negocion buxhetet e reja të komunave. Kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë simbol për mospunë, për shpenzim kot të parasë publike”.

Ndërkaq  Naum  Stoillkovski nga VMRO DPMNE tha se Ndërmarjen e Transportit Publik që nga 12 maji e udhëheq drejtor nga radhët e LSDM-së, i emëruar nga Danella Arsovska, duke potencuar se Koalicioni “Taçella”, LSDM dhe Arsovska, të konfirmuar nga takimet sekrete të Kovaçevskit me Danela Arsovskën, nuk flasin për këtë borxh dhe heshtin sepse ky është rezultat i takimeve të fshehta.

NAUM  STOILLKOVSKI ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË

“Ky është bilanci i ndërmarjes së transportit publik nga 01.01.2022 deri më 30.11.2022. Këtu mund të shihni borxhin real të NTP-së ndaj kompanive private. Sipas kartelës, NTP  ka borxh ndaj Sloboda Prevoz -61.812.593 denarë. Deri më 30 nëntor NTP  ka borxh ndaj Makexpress- 29.912.861 denarë. Kjo është 1.005.083 euro për transportin Sloboda, si dhe 486.388 euro për transportin e Makeexpress. Borxhi i përgjithshëm i NTP-së ndaj transportuesve privatë është 99.725.454 denarë ose 1.491.471 euro”.

Stoillkovski tha se LSDM dhe Arsovska, në vend që ta rregullojnë çështjen e borxhit ata  qëllimisht nuk e mbulojnë borxhin, në mënyrë që të realizohet plani për transportin në Shkup dhe ta marrë përsipër një kompani e

kontraktuar bullgare, e cila ndoshta pas falimentimit të NTP-së i gjithë transporti në qytet mund t’i dorëzohej së njëjtës kompani. Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like