(VIDEO) VLEN premton gjysmë miliard euro për zhvillimin infrastrukturor të komunave

by admin
Spread the love

Gjysmë milliard euro për zhvillimin infrastrukturor të komunave, 10 000 euro për çdo individ nga aksionet e ndërmarrjeve shtetërore, paga mesatare 800 euro dhe ndalesa e kazinove dhe e kredive të shpejta. Këto janë disa nga premtimet e koalicionit VLEN, në nisjen e fushatës parlamentare.

Sipas kandidatit për president nga ky koalicion Arben Taravarit, në takimet me qytetarët, problemi kryesor më i shpeshtë që është përmendur ka qenë varfëria, emigrimi i të rinjëve dhe papunësia.

Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN

Të rinjtë largohen pikërisht përshkak se rrogat janë të vogla dhe vështirë se mund të gjejnë punë këtu….Na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye ne si koalicion VLEN, në qeverisje duhet të garantojmë edhe rritjen e rrogës mesatare dhe kjo garancë e jona është që rroga mesatare të jetë minimum 800 euro”.

Premtimet e tjera i përmendën lidërët e partive të koalicionit.

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizja Demokratike

“Një ndër masat ekonomike që do të ndërmerren do të jetë vendosja e ndërmarrjeve shtetërore në dorë të qytetarëve. Ne do të ju shpërndajmë të gjithë qytetarëve të RMV-së 49% të aksioneve të ndërmarrjeve shtetërore, pra do të shpërndajmë aksione me vlerë 10 000 euro për secilin individ”.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA

“Ne do të angazhdohemi që në mandatin tonë të transferojmë së paku gjysmë milliard euro, apo 500 000 milionë euro për zhvillimin e komunave tona dhe ndërtimin e infrastrukturës së munguar”.

Programin parlamentar VLEN tha se do ta prezantoj javës që vjen.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like