ESTONI – Kallas: Anëtarësimi në BE garanci për sigurinë

by admin
Spread the love

RIGË, 1 maj /ATSH-DPA/- Në 20-vjetorin e pranimit të Estonisë në Bashkimin Evropian, kryeministrja Kaja Kallas theksoi rëndësinë e anëtarësimit në bllok për sigurinë e vendit të saj.

“Situata e sotme e sigurisë konfirmon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian siguron mbijetesën e vendit tonë dhe na ndihmon të mbrojmë demokracinë tonë”, tha Kallas.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu në NATO janë gurët e themelit të sigurisë sonë”, tha liderja e vendit baltik, i cili kufizohet me Rusinë.

“Përkatësia në familjen evropiane i ka dhënë Estonisë sigurinë se ne nuk do të qëndrojmë më kurrë vetëm”, tha ministri i Jashtëm Margus Tsahkna.

“Kjo është, kryesisht e rëndësishme në funksion të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka dëshmuar se ‘zonat gri’ në Evropë vetëm e kanë motivuar Rusinë të vazhdojë luftën e saj pushtuese imperialiste”, tha Tsahkna.

Përveç Estonisë, më 1 maj të vitit 2004 në BE u anëtarësuan Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Malta dhe Qiproja. Ky ishte zgjerimi më i madh në historinë e BE-së.

Estonia, e cila, ashtu si Letonia dhe Lituania, nuk kishin qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, konsiderohej një kandidate model midis demokracive reformuese të Evropës Lindore në atë kohë.

“Pranimi i Estonisë në BE ka qenë një histori suksesi, që tani i mundëson vendit të mbështesë shtete të tjera si Ukraina në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, shtoi Kallas. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like