(VIDEO) VLEN: Kandidati i BDI-së për president ka pasur procedurë penale

by admin
Spread the love

Opozita shqiptare VLEN edhe sot ka dërguar një sërë akuzash për kandidatin për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani. Sipas tyre ai nuk mund t’i përfaqësoj denjësisht shqiptarët sepse ai ka dosje me emrin “Pacienti” në Prokurorinë Speciale ku akuzohet për korrupsion.  Fari Hiseni  nga VLEN, deklaroi se BDI-ja kandidoi Bujar Osmanin për president vetëm e vetëm për të mos lejuar që të ketë vetëm një kandidat të përbashkët shqiptar.

FARI HISENI,VLEN

“Pacienti Bujar Osmani, nuk mundet të fitoj përballë Dr Taravarit, sepse Taravari vlen, ndërsa Bujari gënjën. Pacienti Bujar Osmani nuk mundet të ngjallë shpresë tek shqiptarët, sepse as si Minitër i Jashtëm dhe as si kryesues i OSBE-së, nuk e pa të udhës as edhe një herë të dal në mbrojtje të sovranitetit të R. Kosovës dhe as të bëjë një vizitë atje, madje me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiçin”.

Fari Hiseni nga VLEN  tha se ne periudhen e ardhshme do të shpalosin të gjitha aferat korruptive të Bujar Osmanit, në funksionet të cilat ai i ka bartë, siç tha Hiseni, skandale të tilla ka pasur në ë gjitha detyrat të cilët Osmani i ka ushtruar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like