(VIDEO) VLEN: BDI e ka humbur rrugën në oborrin e vet

by admin
Spread the love

Dëshmi se BDI-ja ka humbur rrugën ne oborr të vet, dhe ka humbur çdo sens për realitetin e hidhur është rasti me të punusarit me pesë universitetet publike në vend, të cilat ish kryeparlamentari Talat Xhaferi i la jashtë marrëveshjes kolektive dhe si rrjedhojë pa rritje të pagave për 22 përqind. Kështu akuzoi kooalicioni shqiptar VLEN, duke ironizuan me shkuarjen e Arbër Ademit dje në Universitetin e Tetovës, që sipas tyre ishte tallje me elitën intelektuale.

Blerand Ramadani, përfaqësuesi  i VLEN

“BDI-ja në ditën kur sindikatat organizuаn protestë të përgjthshme e dërgon Arbër Ademin të njoftojë profesoratin se në këtë periudhë nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive, përshkak të periudhës zgjedhore. Andaj ne publikisht i bëjmë disa pyetje BDI-së: Përse nuk nënshkroi Talat Xhaferi marrëveshjen kolektive para se të shpallen zgjedhjet siç e bëri me atë me Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij? Përse e dërgon Arbër Ademin të tallet me kolegët e tij në Universitetin e Tetovës? Kundër kujt protestuan në Tetovë deputetët e BDI-së? Vallë kundër kryeministrit teknik?”

VLEN i thotë BDI-së se më 8 maj qytetarët dhe elita intelektuale do t’i dërgoj atje ku e keni vendin, në shtëpi dhe në opozitë, ndërsa me votë do të parandalojë dëmtimin dhe keqmenaxhimin e vendit siç kanë bërë në çdo lëmi shoqërore përmbi 20 vite. Ndërkaq, VLEN i premtoi elitës intelektuale se pas 8 majit, do të zë vendin e merituar në shoqëri. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like