(VIDEO) Vjeshta e protestave, të gjithë kërkojnë rritje pagash

by admin
Spread the love

Nga data 27 shtator, 2 500 të punësuarit në prokurori dhe gjykata hyjnë në grevë.  Ata sot bënë me dije se do të punojnë vetëm për rastet urgjente, ndërkaq grevën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sindikata e të punësuarve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat qytetare, kërkon rritje të pagave njësoj sikur e funksionarëve  për 78% dhe të paguhen rregullisht shtesat e pagave, të cilat nuk u paguhen tashmë një kohë të gjatë.

Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës

“Pakënaqësia tek të punësuarit në prokuroritë publike dhe në gjykata është e madhe. Ministria e Drejtësisë dhe gjykatat nuk pranojnë bisedime dhe ne vendosëm të bëjmë grevë. Më 27 shtator të parët nisin të punësuarit në prokurori, kurse më 29 do t’u bashkangjiten edhe të punësuarit nëpër gjykata. Kërkesat janë të njejta, rritja e pagave prej më së paku 30%, deri më së shumti 78% dhe pagesë e rregullt e shtesave të pagave”.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov, u shpreh se ka kohë që ka pakënaqësi tek të punësuarit në sektorin publik.

Sllobodan Trendafilov, kryetari i Lidhjes së Sindikatave

“Gjatë kohës së bisedimeve për rritjen e pagave ne kemi thënë se për të punësuarit, rritja e pagave për 10% është e vogël, ndërsa është e madhe rritja e pagave të personave të emëruar dhe funksionarëve, por nuk jemi dëgjuar dhe na është ofruar rritje prej 10%. Ne edhe atëherë edhe tani themi se kemi vjeshtë të nxehtë dhe kjo do të ndodh”.

Kuvendi sot fillon debatin për ndryshimet e ligjit me të cilat rriten pagat në sektorin publik për 10%.

Të punësuarit në prokurori dhe gjykata, para disa ditësh protestuan para gjykatës, duke kërkuar rritje të pagave.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like