» VIDEO virale/ Truproja i Shakira-s shtyn në mënyrë agresive fansen e këngëtares!

by admin
Spread the love

Një video është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet dhe këngëtares me famë botërore, Shakira, nuk ka për t’i pëlqyer aspak.

Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi jashtë një hoteli në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latine 2023”, ku përfshihej një fans dhe një nga rojet e sigurisë së artistes.

Teksa ylli i muzikës po dilte nga makina një fanse afrohet për ta përshëndetur dhe bërë foto me të, por truproja e saj ka ndërhyrë në mënyrë agresive duke e shtyrë me dhunë.

Ndërkohë fansat thonë se incidenti i rëndë i dhunës mund të ishte shmangur nëse Shakira do të kishte ndërhyrë e do i kishte tërhequr vëmendjen truprojës, por në vend të kësaj ajo thjesht heshti dhe kaloi mes turmës së fansave e pashqetësuar për atë çfarë kishte ndodhur.

Megjithatë, duket se kjo indiferencë e saj i është kthyer ‘boomerang’, pasi fansat e saj janë revoltuar e nuk kanë munguar kritikat.

360grade.al

You may also like