(VIDEO) Vendit i mungojnë 52 ekipe urgjence për të përmbushur minimumin ligjor

by admin
Spread the love

Qendra për Komunikime Civile ka publikuar hulumtimin për kapacitetet e ndihmës emergjente mjekësore në vend. Sipas hulumtimit, vendit i mungojnë gjithsej 52 ekipe për ndihmë mjekësore urgjente për të përmbushur të paktën minimumin e përcaktuar me ligj të ekipeve që duhet të ketë një qendër mjekësore në varësi të numrit të banorëve që mbulon.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Më së shumti ekipe, pra 18 mungojnë në Shkup, ndërsa Manastiri ka 4 më shumë se minimumi i kërkuar. Edhe gjysma e 33 qendrave shëndetësore kanë më pak ekipe sesa duhet. Aktualisht në vend janë gjithsej 258 ekipe të ndihmës mjekësore emergjente dhe ky numër në vend që të rritet çdo vit po zvogëlohet”.

Nga Qendra për Komunikime Civile thonë se krahasuar me vitin 2015, kur u miratua dekreti i fundit, i cili përcakton numrin minimal të ekipeve që duhet të ketë çdo qendër shëndetësore, numri i ekipeve të urgjencës është ulur për 22. Hulumtimi tregon se  një ekip i ndihmës emergjente në disa qytete mbulon 1000 banorë ndërsa në qytete të tjera deri në 40 000 banorë në ditë. Në gjendje më të keqe janë Strumica dhe Tetova në të cilat një ekip mbulon  rreth 40 mijë banorë në ditë,  Kumanova dhe Shkupi mbulojnë rreth 30 000 banorë në ditë.

Në një ndërrim të urgjencës ndonjëherë bëhen 2 intervenime mjekësore ndërsa në raste të tjera 50 intervenime. Sipas hulumtimit të Qendrës për komunikime civile nuk mbahen shënime se sa thirrje për ambulancë janë pranuar dhe sa janë intervenuar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like