(VIDEO) Vdes foshnja dy vjeçare nga Kërçova, i ati ia theu kafkën dhe brinjët

by admin
Spread the love

Dhuna e ushtruar në familje e një babait nga Kërçova, me inicialet F.D, ka përfunduar ashtu siç është më së keqi, pasi,  pas 22 ditëve luftë për jetë, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë vajza e tij dy vjeçare, e cila kishte marrë lëndime të rënda nga të rrahurat e të atit të saj. Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshe , njoftojnë se policia të mërkurën  në Kërçovë e ka arrestuar personin F.D (30) nga Kërçova, i cili është babai i vajzës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë,ai  i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”.

Ndërkoh, edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë infromojnë se kanë  nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“I dyshuari , më 18 dhjetor, duke ushtruar dhunë në familje, i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e goditi atë disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë të thyer të kafkës, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera. Nga plagët e marra fëmija ka ndërruar jetë më 8 janar në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup”.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkaq, të dhëna shtesë për këtë rastë tejet tragjik ka dhënë edhe Ministria e Shëndetësisë. Ata sqarojnë se më 19 dhjetor, në Qendrën Emergjente në SP Kërçovë, pacientja dyvjeçare, e cila ishte sjellë në spital nga nëna e saj, është pranuar në gjendje kome.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Pacientja e vogël, për shkak të gjendjes së saj kritike është dërguar në Qendrën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin klinik Nënë Tereza, e më pas është transferuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji në Shkup. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht pacientja dy vjeçare iu nënshtrua lëndimeve të rënda trupore më 08.01.2024”.

 

Nga atje shtojnë se Institucionet shëndetësore ku është pranuar dhe trajtuar pacientja, i kanë dorëzuar organeve kompetente hetimore, dokumentacionin e plotë për shtrimin dhe trajtimin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like