(VIDEO) Vasilev: Topin e kemi hedhur në Shkup

by admin
Spread the love




Kandidati për kryeministër të Bullgarisë nga partia “Vazhdimi i ndryshimit”, Asen Vasilev tha se çështja e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar tashmë dhe propozimi është dorëzuar.

“Kemi përfunduar tashmë punën për çështjen e Maqedonisë. Kolegët nga Republika e Maqedonisë së Veriut besojnë se ky propozim është pro-bullgar”, tha Vasilev në dalje nga takimi për negociatat e koalicionit, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Vasilev shtoi se nëse edhe ky propozim i modifikuar shihet si i mangët, atëherë Maqedonia ka probleme të theksuara.

ASEN VASILEV, KANDIDATI PËR KRYEMINISTËR TË BULLGARISË

“Duhet të jemi të kënaqur me faktin se ky propozim që në realitet konsiderohet ‘pro bullgar’ krijon probleme për fqinjët tanë, jo për ne. Ne tashmë e kaluam situatën komplekse që kishim dhe angazhimi ngelet tek Maqedonia e Veriut që të vazhdoj tutje”

Në anën tjetër, kryediplomati Bujar Osmani e ka cilësuar propozimin e fundit francez si trenin e fundit të vendit për Bashkimin Evropian. Ai ka hedhur poshtë pretendimet se propozimi francez e bën gjuhën maqedonase me fusnotë, duke premtuar se gjuha ruhet dhe është e  barabartë me gjuhët e 25 vendeve anëtare të BE-së. Osmani shpjegoi detyrimin që jep propozimi i ri francez për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës së bashku me 6 bashkësitë tjera etnike. Ai tha se në Kushtetutë përveç bullgarëve, do të futen edhe malazezët dhe kroatët.

/SHENJA/

 


You may also like