(VIDEO) Vajza 4 vjeçe përfundon në spital, nëna e saj e braktisi ndërsa ajo u detyrua të kërkonte lëmoshë

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Strumicë, ku një vajzë 4 vjeçare është sjellë në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup, me shumë plagë në trup dhe e ngrirë nga  temperaturat e ulëta. Mirëpo ajo se çfarë është më e keqja e gjithë këtij rasti është se plagët e vajzës së vogël janë shkaktuar pikërishtë nga nëna e saj, ndonëse e ëma vazhdimisht pohoi se plagët e vajzës ishin si rezultat i një sulmi nga qeni.

Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Moskujdes dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 3 i Kodit Penal.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE-STRUMUCË

“E dyshuara, ndonëse ishte e detyruar të mbështeste dhe të kujdesej për jetën dhe shëndetin e vajzës së saj 4-vjeçare, kishte neglizhuar rëndë detyrën e saj prindërore për kujdesin dhe edukimin, e braktisi atë dhe e lejoi fëmijën të lypte, gjë që ndikoi negativisht zhvillimin e saj, shëndetin dhe sigurinë personale. Si pasojë, shëndeti i fëmijës është dëmtuar rëndë dhe më 17 janar 2024 fillimisht është pranuar në  Spitalin e Përgjithshëm Strumicë, e më pas është shtruar në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve në Shkup”.

Prokurori publik kompetent vazhdon të veprojë dhe është në pritje të ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili duhet të tregojë shkaqet e lëndimit të vajzës. Me kërkesë të prokurorit publik, Qendra për Çështje Sociale ka vepruar në përputhje me kompetencat e saj për të siguruar mbrojtjen e tre fëmijëve të tjerë të familjes.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like