(VIDEO) Unioni i Romëve i bashkohet “Frontit Europian”

by admin
Spread the love

Kryetari i  BDI-së, Ali Ahmeti, në koalicionin “Fronti Evropian”, e ftoi edhe partinë e Unionit të Romëve, të cilët edhe e zyrtarizuan me marrëveshje bashkëpunimin e tyre. Kryetarja e partisë Unioni i Romëve, Fatima Osmanovska ju drejtua romëve se ajo dhe udhëheqësia e saj do të jenë garancë se do të ndodhin ndryshime pozitive.

Fatima Osmanovska, kryetare e Unionit të Romëve

“Falenderime deri te të gjithë qytetarët që besojnë në vizionin e përbashkët të Frontit Evropian, të gjithë romët jo vetëm nga Shuto Orizarë, por në mbarë vendin, që këtë koalicion e pritën me gëzim dhe shpresë. Unë si kryetare e partisë dhe gjithë udhëheqësia jemi garancë se kjo shpresë për ndryshime pozitive të çdo qytetari, do të arsyetohet”.

Ndërkaq, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ju tha romëve, se si i ka përfaqësuar gjatë arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, sepse romët nuk kanë pasur përfaqësues.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Ju përfaqësues gjatë arritje së Marrëveshjes së Ohrit nuk keni pasur…unë kam përfaqësuar të gjitha komunitetet që aty nuk kanë pasur përfaqësues edhe komunitetinrom, edhe komunitetein turk, edhe komunitetin boshnjak, edhe serb, edhe vlleh, por kam përfaqësues edhe Trajkovskin si president i Republikës që nuk ia  kishte njohur dhe nuk ja kishin besuar legalizimin e tij evangjelist”.

Ali Ahmeti parapakisht ka nënshkruar marrëveshje edhe me partinë turke, kurse të premten do të do zyrtarizoj marrëveshjen e boshnjakëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like