(VIDEO) Ulen për rreth 30 % infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi

by admin
Spread the love

Po vazhdojnë uljet e infektimeve me korona virusin në Maqedoninë e Veriut.  Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar raportin javor, për gjendjen me KOVID-19 në vend, sipas të cilit në periudhën 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, me ç’rastë janë regjistruar 1.818 raste pozitive, që paraqet ulje prej 27.4 për qind në krahasim me javën paraprake.

INSTUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi  54,1%, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 167,6. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha me më shumë raste infektimi është mbi 60 vjeç, me  27.8%. Numri më i ulët i të infektuarve është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç, me  3.3%”.

Nga ISHP theksojnë se sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 2400 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi. Janë raportuar gjithsej 267 ri-infeksione, që paraqet rënie prej 28,2% krahasuar me javën e kaluar.

Më tej në raport ISHP sqaron se janë regjistruar edhe 34 vdekje në 13 qytete të ndryshme, që gjithashtu paraqet ulje prej 33.3% në krahasim me javën e kaluar.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut  gjithsej janë vaksinuar 871.669, prej të cilëve 851.655 me dy doza, ndërsa 147.223 kanë marrë dhe dozën e tretë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like