RUSI – Kremlini kritikon Macron dhe Cameron për ‘përshkallëzimin e tensioneve’ në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKË, 3 maj /ATSH-DPA/- Rusia ka kritikuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron dhe sekretarin e jashtëm britanik, David Cameron, pasi udhëheqësit perëndimorë rikonfirmuan mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën.

Në një intervistë për “The Economist”, Macron tha se ai nuk do të përjashtonte dislokimin e trupave franceze për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dënoi deklaratën e Macron si “shumë të rrezikshme”, duke thënë se rrit rrezikun që Franca të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt.

Cameron gjithashtu u kritikua nga Kremlini pasi njoftoi një ndihmë vjetore prej 3 miliardë paund (3,8 miliardë dollarë) për Ukrainën gjatë një vizite dje në Kiev.

“Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensioneve në Ukrainë, i cili potencialisht mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë evropiane”, tha Peskov duke iu referuar njoftimit të Cameron.

Ai njoftoi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e saj. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like