Sa shumë talente/ Jo vetëm ekipi kryesor, Interi lufton për tituj në të gjitha skuadrat

by admin
Spread the love

Interi festoi titullin kampion dhe tani pret thjesht fundin e kampionatit dhe ndeshjen në shtëpi kundër Lacios që Lautaro me shokë të ngrenë kupën. Por për klubin zikaltër sezoni 2023- 2024 mund të sjellë të tjerë trofe, të cilët lidhen ngushtë me ekipet e moshave të drejtuara nga Masimo Tarantino.

Pesë formacionet e ekipeve të moshave që marrin pjesë në kampionatet respektive janë kualifikuar në fazat finale. Ekipi i 19- vjeçarëve i drejtuar nga Kivu është i pari në klasifikimin e Primaverës +3 nga Roma dhe +8 nga Atalanta. Objektivi i zikaltërve është që ta mbyllin mes 2 më të mirave për të qenë menjëherë në gjysmëfinale.

Kanë mbetur vetëm 3 javë nga gara për ta zyrtarizuar këtë arritje. Edhe skuadra e 18-vjeçarëve është e para në klasifikim së bashku me Romën dhe ka 3 pikë më shumë sesa Atalanta. Kështu që është shumë afër zyrtarizimit për fazën finale të kampionateve. Ekipi i 17- vjeçarëve e ka mbyllur fazën finale në vendin e dytë pas Milanit, por kanë evituar “play off”-in dhe do të shkojnë në çerekfinale. Ekipet e tjera po ashtu janë të pozicionuara siç duhet për të luftuar për titullin kampion.

Kjo nuk është rastësi sepse ekipi zikaltër është duke punuar shumë mirë në të gjitha aspektet për të rritur edhe kampionët e ardhshëm. Zikaltrit janë një nga ekipet që përmes të rinjve kanë bërë shumë shitje duke mbushur arkat për t’i shpenzuar më vonë për të bërë afrime të bujshme dhe lojtarë të kushtueshëm.

PANORAMASPORT.AL

You may also like