(VIDEO) Ulen detyrimet doganore në 10% për shumicën e produkteve të fruta-perimeve

by admin
Spread the love

Qeveria e ka zgjeruar listën e produkteve që do të jenë me çmim më të lirë për qytetarët, kësaj radhe të disa frutave dhe perimeve. Ndërkaq, shkaku i çmimeve Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur edhe 5 markete të tjera.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se Qeveria ka vendosur për uljen e detyrimeve doganore nga 65%, 55% dhe 45% në 10% për shumicën e produkteve që bëjnë pjesë në kategorinë e fruta-perimeve, përveç domateve, trangujve dhe specave, duke marrë pasur parasysh se siç tha prodhuesve vendas të këtyre produkteve do t’u jepet një afat shtesë deri më 1 dhjetor për të furnizuar edhe tregun vendor.

Ndërkohë Bekteshi në profilin e  tij në facebook, shkroi se bashkë me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, kanë vëzhguar respektimin e vendimeve të Qeverisë për uljen e çmimeve të shumë produkteve ushqimore bazë, si dhe pijeve joalkoolike, ujit të gazuar, jo të gazuar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se po punojnë në uljen e çmimeve të produkteve.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ulëm marzhën e frutave dhe perimeve, me këtë në mënyrë shtesë do të ulen çmimet e këtyre produkteve për 30%. Po përballemi me sfida, me rritjen e çmimeve dhe inflacionit dhe po punojmë në uljen e çmimeve të produkteve”.

Përndryshe, Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftoi se gjobiti dhe mbylli edhe pesë markete të tjera në Kavadar, Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë, të cilat nuk respektuan vendimin për kufizimin e çmimeve të disa prej produkteve ushqimore që qeveria vendosi të shiten me “çmim të garantuar” deri në 30 nëntor.

Në postimin në Facebook, drejtori i Goran Trajkovskin thekson se inspektorët nuk do të bëjnë asnjë kompromis apo përzgjedhje kur, siç thotë ai, është në lojë interesi i qytetarëve.

Goran Trajkovskin, drejtor i ISHT-së

“E kam përmendur disa herë se të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe vendimet e Qeverisë. Gjithashtu, nuk do të lejoj askënd që të manipulojë dhe mashtrojë qytetarët – konsumatorët!”.

Prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi vendimi për kufizimin e çmimeve të lëngjeve, ujit.

Ndërkohë, me vendimin paraprak të Qeverisë, shitësve me pakicë u ndalohet të ofrojnë shitje aksionale dhe shitje promocionale gjatë shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Ndalimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 nëntor 2023.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like