(VIDEO) Transportuesit: Do t’i bllokojmë hyrje- daljet e Shkupit nëse nuk na plotësohen kërkesat

by admin
Spread the love

Transportuesit privat ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kryeminstri Dimitar Kovaçevski, pasi të njejtit ditën e premte i kanë dërguar kërkesë me shkrim që t’i pranojë në takim.

Akuzat e transportuesve privat janë të njejta ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, ata deklarojnë se nëse edhe nga kryeministri nuk do t’ju ofroj ndonjë zgjidhje, të njejtit nuk e përjashtojnë mundësinë që protesta e tyre të aktivizohet përsëri dhe të jetë më rigoroze, të cilët thanë se do t’i bllokojnë edhe hyrjet-daljet e Shkupit.

ISEN ALILI-TRANSPORTUES PRIVAT

“Jemi edhe sot në grevë, për momentin nuk asgjë, kemi dhënë kërkesë deri tek kryeministri dhe shpresa e vetme është ajo që presim që të na i zgjedhë problemin tonë, presim që na takojë, me shpresë që të rregullohet diçka, përndryshe prej kryetarës së qytetit të Shkupit jemi skeptik sepse sipas atyreve fjalëve që i flet ajo, nuk mundë të ketë diçka të mirë për neve”.

Ndërkaq, anëtari i këshillit të MakEkspres, Uzair Ameti, nuk besonë në zgjidhje të problemit as nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

SINKRON:UZAIR AMETI-TRANSPORTUES PRIVAT

“Kryeministri të parat fjalë që i ka thënë ka qenë jo, mendojmë se ndoshta do të kenë ndonjë mledhje vetë ata, që ta analizojnë këtë punë pak më mirë edhe duhet të na pranojnë në takim, duhet të pranojnë se kjo punë nuk është vetëm për një ditë apo dy, kjo çuditërishtë qe sa është qyteti i bllokuar dhe përsëri mos me marrë masa, kjo është e çuditshme nga qyteti i Shkupit.

Përndryshe, transportuesit privat kërkojnë nga qyteti i Shkupit që tua paguanë borxhin afro 2 milionë euro, ata në shënje protesta , me autobusët e tyre bllokuan disa pika kryesore më të frekuentuara të rrugëve  të qytetin e Shkupit, por të njejtit momentalishtë protestën e tyre e kanë dislokuar vetëm tek bulevardi Ilinden, afër godinës së qytetit, e cila tashmë e ca ditë është e bllokuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like