(VIDEO) Toshkovski: Gjykata administrative hodhi poshtë tre vendime të paligjshme të Qeverisë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se Gjykata Administrative ka sjellë aktgjykime me të cilat anulohen tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë. Përmes platformës së tij në Facebook, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për formimin e komisioneve të vendosjes dhe një telegram për realizimin e një konkursi të brendshëm për plotësimin e vendeve vakante në MPB, të miratuar nga vet ai, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë anuluar nga Qeveria.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

“Në të vërtetë, Gjykata Administrative ka vlerësuar se organi i paditur, gjegjësisht Qeveria, me rastin e marrjes së vendimeve të kontestuara, ka shkelur rregullat e procedurës, të parapara me nenin 48 të Ligjit për Qeverinë.

Qeveria, siç bëhet e ditur, është marrë me vlerësimin e ligjshmërisë edhe pse ka qenë e obliguar që të udhëzojë palët që këtë çështje kontestuese ta zgjidhin para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është i obliguar që brenda 24 orëve të marrë vendim dhe t’ia përcjellë Ministrisë.

Me aktgjykimet e nxjerra në këtë mënyrë, siç njoftoi ministri, Gjykata Administrative konfirmon se aktet përkatëse të sjella nga ana e tij janë në pajtim me Ligjin ndërsa Qeveria ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke zbatuar gabim të drejtën materiale. Për më tepër, Toshkovski thotë se këto vendime janë dëshmi se vendimet e tilla të Qeverisë kanë vetëm prapavijë politike dhe lënë njollë të zezë në gjithë organizimin e zgjedhjeve demokratike, korrekte dhe të lira. /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=5pxxeKiYKaI

 

MARKETING



You may also like