(VIDEO) Tigrat” pa asnjë shqiptar marrin mirënjohje për përkushtim historik ndaj vendit”

by admin
Spread the love

Me rastin e shënimit të 43 vjetorit të Njësitit “Tigrat”, zëvendësministri i Brendshëm Mitko Bojmaxhaliev thotë se atyre u jep mirënjohje për shkak se angazhimi dhe përkushtimi i tyre, sipas tij, është historike. Ndërkohë, edhe pas 43 viteve të themelimit ky njësit special i policisë ende nuk ka as edhe një shqiptar. Në arsyetimet e Ministris së Brendshme, për mospërfshirje të shqiptarëve vazhdimisht kanë thënë se konkursi hapet për të gjithë, por pranohen ata që i përmbushin kushtet.

Duke lavdëruar punën e njësitit, zëvendësministri deklaroi se vendosshmëria për të punuar si ekip jep rezultate të pranuara edhe ndërkombëtarisht

Mitko Bojmaxhaliev, zv/ministër i Brendshëm

“Me çdo aktivitet operativ i demostroni aftësitë e juaja dhe angazhimin për ta mbajtur qetësinë dhe stabilitetin në vendin tonë, sidomos përmes ‘Qytet i sigurt’, me të cilin keni treguar se policia e Maqedonisë është një hap para kriminelëve”.

“Tigrat” i kujtoi edhe ish ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Njësiti “Tigrat” sipas tij është sinonim i trajnimit dhe profesionalizimit sipas standardeve më të larta të cilat merren me luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

 Oliver Spasovski, ish ministër i Brendshëm

 “Njësia special antiterroriste-Tigrat, është një formacion elitar e përgatitur të përballet me çdo sfidë që mund ta rrezikoj sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve-rezultat i procesit të reformës për promovimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga aspekti teknik, material dhe organizativ”.

Njësiti Special Antiterrorist Tigrat është formuar në kuadër të MPB-së në vitin 1981. Përndryshe, këtë njësit në korrik të vitit 2021 e karakterizuan edhe skandalet me arrestim e pjesëtarëve të kësaj njësie mbi dyshimet për përdorim të drogës. Gjatë kontrolleve që kishte realizuar MPB-ja ishte konstatuar se njëri prej tyre është përdorues droge, ndërsa të tjerët kanë rezultuar negativ në substanca narkotike. Asokohë një numër i pjesëtarëve “Tigri” kishin kërkuar shfrytëzimin e pushimit mjekësor me qëllim mos nënshtrimin e kontrolleve laboratorike mbi dyshimet për përdorim droge.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like