(VIDEO) Të dielën situatë e qetë me zjarret, të shtunën kishte rreth 50 zjarre

by admin
Spread the love

Reshjet e djeshme kanë zvogëluar mundësinë për zjarre të reja, kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Ndërkaq, të shtunën, kanë qenë aktive mbi 50 zjarre.

Sipas Qendrës së Menaxhimit me Kriza, ndryshimi i motit, reshjet e shiut, sa i përket situatës me zjarret në male dhe ato në vende të hapura, që ditët e  fundit kanë qenë aktuale, kanë ndikuar në uljen e parametrave që përbëjnë indeksin total të rrezikut nga zjarrit, si thatësia e vegjetacionit, temperatura e ajrit, lagështia e ajrit, vegjetacioni dhe biomasa e grumbulluar e shtresës sipërfaqësore të tokës.

Kurse japin detaje për vendet e kapluara nga zjarret.

Qendra për Menaxhim me Kriza

“Në mesin e vendeve që u përfshinë nga fakët e zjarrit ishin: bari i thatë dhe shkurret në Straçincë, mbeturinat në Orllancë, bari i thatë dhe shkurret në Vollkovë, deponia e Vardarit në Shkup, deponia Bukovo në Ohër, mbeturinat në afërsi të liqenit të Glloboçicës, të Strugës, pastaj zjarr kishte në Otovicë, në fusha të papunuara rreth 17 hektarë në vendin Topot të Velesit”.

Gjithashtu ka pasur zjarr në Tetovë rrugës për në Kodrën e Diellit, kurse në Manastir ka pasur më shumë se 10 zjarre.

Më shumë zjarre ka pasur edhe në Kumanovë, Radovish, Vinicë si dhe në rrethinën  e Staro Nagoriçanit, Kriva Pallankës dhe Rankovcës.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

MARKETING




You may also like