(VIDEO) Të dënuarit për logjistikë në rastin e Kumanovës më 23 maj ndërpresin grevën e urisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Pjesëtarët e grupit të Kumanovës që janë të dënuar për logjistikë, grevën e urisë do ta ndërpresin më 23 maj. Përmes një letre dërguar mediave, tregojnë se atyre u është premtuar realizimi i kërkesave të tyre dhe e dyta për shkak shqetësimit të familjarëve rreth shëndetit të tyre.

Të denuarit e “Rastit të Kumanovës”

“E njoftojmë opinionin se ne do të sakrifikojmë deri më datë 23.05.2022 të jemi në grevë urie duke e përdor këtë masë të vetme alternative për realizimin e të drejtave tona, arsyeja se përse kemi vendosur deri në këtë datë, është se na është premtuar nga takimi paraprak me drejtorin për zbatimin e sanksioneve dhe drejtorin e shtëpisë, se deri në ketë datë do të mundohen që ti realizojnë kërkesat tona, por deri tash pa asnjë rezultat”.

Ata më tej thonë se nuk u mbetet asgjë tjetër përveç se të bëjnë apel  që t’u dilet zot djemve, pasi ajo që ju ka ndodhur atyre, mund të ju ndodh të gjithëve.

Në grev që urie në ditën e 17 janë të burgosurit  Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti, Irfan Lutfiu, Elham Arifi dhe Seadodin Abdullai.

Përshkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi edhe i njejti është edhe me sëmundje kronike, një ditë më parë Musadik Pajaziti u dërgua në spital për trajtim mjekësorë dhe pas kurimit u kthyer përsëri në burg.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like