(VIDEO) Takohet kryeministri me kreun e KSHZ-së, bisedojnë për zgjedhjet e dyfishta

by admin
Spread the love

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ishin shkak i takimit të kryeministri teknik Talat Xhaferit dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevskit. Ata ranë dakord se të dy institucionet kanë për obligim që ta mbrojnë edhe reputacionin e institucioneve dhe ta forcojnë besimin e qytetarëve në vetë procesin zgjedhor dhe shtojnë se kjo do të mund të arrihet vetëm  nëse vërtetë ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për nivelin e mbrotjes dhe mundësimin e realizimit të së drejtës së tyre.

Qeveria

“Në takim u shkëmbyen informacione rreth përgatitjeve të nevojshme për realizimin e zgjedhjeve. Nga të dyja palët është theksuar kompetenca ligjore, por edhe vullneti politik, për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, më 24 prll dhe 8 maj, në të cilat, qytetarët lirshëm do ta bëjnë zgjedhjen e tyre”.

Konstatimi i përbashkët në takim ishte se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën europiane, praktikon vlera europiane dhe është i nevojshëm fokus i fuqishëm nga të gjitha subjektet politike dhe tregim i respektit të ndërsjelltë, për zgjedhje fer dhe demokratike të cilat do të sjellin përparim drejtë Bashkimit Evropian.

Emine Ismaili /SHENJA/

E

 

MARKETING



You may also like