(VIDEO) Stevo Pendarovski do t’i hyjë sërish garës për kreun e shtetit

by admin
Spread the love

Presidenti aktual Stevo Pendarovski, zyrtarisht konfirmoi se do të rikandidoj për të parin e shtetit. Në fundjavë pritet që edhe LSDM zyrtarisht ta mbështes Pendarovskin për garën e mandatit të tij të dytë. Në arsyet se përse ka vendosur të rikandidoj, presidenti thotë se mandati i tij nuk ka pasur asnjë gabim strategjik, asnjë aferë korruptive dhe asnjë rast nepotizmi. Pret që në mandatin e tij eventual, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.

Stevo Pendarovski, president

“Të dielën do të jem në Kongresin e LSDM-së, vetëm në atë pjesë ku do ju falënderoj për mbështetjen. Të hënën do të kem takim më të gjithë 10 partitë e koalicionit, nga të cilët dua të dëgjoj propozime, të cilat do t’i përfshij në programin tim. Bëhet fjalë për kandidaturë qytetare dhe ju bëjë thirrje qytetarëve, nga 3 marsi të japin mbështetje për kandidaturën time në të gjitha njësitë e KSHZ-së”.

Në afatin që po rrjedh për grumbullimin e nënshkrimeve për të hyrë në garën për kryetar shteti, qëllimin e kanë përmbushur kandidati i BDI-së Bujar Osmani, kandidati i koalicionit VLEN Arben Taravari dhe kandidati i partisë ZNAM Maksim Dimitrievski. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, afër përmbushjes së qëllimit, grumbullimit të 10 000 nënshkrimeve të nevojshme janë kandidatët e Levicës dhe partisë GROM. Bijana Vankovska ka grumbulluar 9722 nënshkrime, kurse Stevçe Jakimovski 9265. Kandidatët e tjerë janë ende shumë larg këtij numri.

Përveç Pendarovskit, edhe VMRO në fundjavë e mban Kongresin e partisë, në të cilin do ta zyrtarizojë kandidimin e Gordana Siljanovskës. Edhe shtatë ditë na ndajnë deri te afati final, për përmbylljen e procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve të kandidatëve për president të vendit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like