(VIDEO) Stefanov: Nëse vazhdon mbështetja e Qeverisë nuk shtrenjtohet çmimi i ngrohjes

by admin
Spread the love

Drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut Vasko Stefanov thotë se çmimi i ngrohjes do të dihet në shtator. Ndërkaq, shtoi se presin që kah fundi i shtatorit ose fillim të tetorit, të gjitha kapacitetet prodhuese të EMV-së të vihen në funksion dhe shton se janë plotësisht të përgatitur për sezonën e re të ngrohjes. Ai shpreson se mbështetja e Qeverisë do të vazhdoj me qëllim që, siç përmendi, EMV të punojë në mënyrë produktive që mos të rritet çmimi i ngrohjes për qytetarët dhe të mos ketë restriksione.

Vasko Stefanov, drejtor i EMV-së

“Presim që KRRE në pajtim me afatet ta kryej punën e saj, gjegjësisht të projektoj çmimet. Raportet tona me kompaninë BEG janë korrekte. Në këtë moment mendoj se po ndodhin ato raporte debitor-kreditor dhe shpresoj se në fund do të përfundoj ashtu siç duhet. Pres që diku në fillim ose mesin e shtatorit ta kemi çmimin e ngrohjes qendrore”.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i dha Maqedonisë së Veriut 100 milion euro kredi për Shoqatën Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Këto mjete do të përdoren për mbështetje të financimit të shpenzimeve për rindërtimin e procesit prodhues, investime në burime të rinovueshme të energjisë dhe mirëmbajtje e termocentraleve të ndërtuara tashmë nga burime të rinovueshme. Përveç Marrëveshjes për hua, mes BERZH dhe RMV-së, u nënshkrua edhe Marrëveshje për garancion. Deri tani, BERZH në Maqedoninë e Veriut ka investuar mbi 2.5 miliardë euro, në 175 projekte.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like