VIDEO/ Spektakël bardhezi, Milik shkëlqen me tripletë në Kupë! Juventusi nuk e diskuton Frozinonen dhe “fluturon” në… gjysmëfinale

by admin
Spread the love

Juventusi mposhti me rezultatin e pastër 4-0 Frozinonen duke fluturuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment kualifikimin teksa realizuan nga dy gola për secilën pjesë. 

Protagonist absolut në këtë mbrëmje ishte sulmuesi polak Milik i cili arriti të realizonte tripletë, ndërkohë që goli i katërt u realizua nga talenti turk Jilldiz.  

Pas eliminimit të Interit, Milanit dhe Napolit, tashmë juventinët mbeten favoritët kryesorë në letër për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.  

“Zonja e Vjetër” do të përballet me Lacion në fazën tjetër të kompeticionit.

FT: JUVENTUS-FROZINONE 4-0

Milik 11′ (p), 38′, 48′; Jilldiz 60′

RASTET: 

GOLI I KATËRT PËR JUVENTUS REALIZUAR NGA JILLDIZ: VIDEO

GOLI I KATËR I MILIK I ANULUAR NGA VAR: VIDEO

GOLI I TRETË I MILIK: VIDEO 

GOLI I DYTË I MILIK: VIDEO

GOLI I MILIK ME PENALLTI: VIDEO

PENALLTIA E FITUAR NGA MIRETI: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus (3-5-2): Perin; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MeKeni, Lokateli, Mireti, Kostiç; Jilldiz, Milik. Trajner: Masimiliano Alegri. 

Frozinone (3-4-3): Kerofolini; Okoli, Romanjoli, Lusuardi. Lirola, Breshianini, Maciteli, Garritano; Harroui, Kaio Jorge, Ibrahimoviç. Trajner: Eusebio Di Françesko. 

formacionet

PANORAMASPORT.AL

You may also like