(VIDEO) Spasovski pajtohet me Agelerin për pandëshkimin e kriminelëve, fajtori gjyqësori

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se shpesh ka folur për mosndëshkimin e kriminelëve dhe se sistemi gjyqësor duhet të konsolidohet.  Deklarata e Spasovskit vjen pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke komentuar vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, tha se ishte sistemi që nuk e ndihmoi atë vajzë të re.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Këtë e them shpesh para mediave. Kur fola edhe për pandëshkueshmërinë e të gjithë atyre që grabitën shtetin, që shkatërruan popullin në periudhën e kaluar dhe ishin kryesorët në shoqëri pa mbajtur përgjegjësi si dhe kur fola për konsolidimin e sistemit gjyqësor. E gjithë kjo është diçka që duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë si kusht që duhet ndryshuar. Ndryshimi dhe konsolidimi i sistemit duhet të bëhet shpejt dhe me efikasitet.”

I pyetur se cili është roli i policisë kundrejt Prokurorisë në aspektin e mosndëshkimit, Spasovski tha se për këtë flasin shifrat.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Për këtë mund të nxirren të dhëna dhe informacione specifike lidhur me veprimet e të dyja institucioneve. Ju siguroj për veprimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mund të tregohet edhe me shifra. Në lidhje me çdo raportim, veprim, trajtim dhe grumbullim të të gjitha informacioneve, të dhënave dhe paraqitjes së kallëzimeve penale”.

Lidhur me deklaratën e ambasadores Ageler se institucionet duhet të rishqyrtojnë se si lejuan vrasjen e një fëmije, Spasovski përsëriti qëndrimin se duhet konsoliduar i gjithë sistemi në aspektin e hetimeve, gjykimeve dhe në lidhje me ekzekutimin e sanksioneve.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler, në një intervistë televizive duke iu referuar vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se sistemi nuk e ka ndihmuar atë vajzë të re. Ajo tha gjithashtu se është koha që institucionet t’i hedhin një vështrim të thellë vetes dhe të pyesin veten se çfarë mund të kishin bërë për të shpëtuar këtë vajzë të re dhe të gjithë fëmijët e tjerë në vend. Ageler u bëri thirrje institucioneve të pyesin veten se pse i lejuan kriminelët të lëvizin lirshëm.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like