(VIDEO) Spasovski i premtoi O’Brienit se personat e “listës së zezë” nuk do të kenë funksioneve publike

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme , Oliver Spasovski, ka takuar ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Nga MPB informojnë se  në takim u diskutua për mbështetjen që SHBA ia jep RMV-së, progresin në luftën kundër korrupsionit, si dhe listën e sanksioneve amerikane.  Në takimin që u mbajt në Departamentin Amerikan të Shtetit, Spasovski  i ka premtuar O’Brienit se të gjitha direktivat dhe personat e vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së do të vendosen në kornizë ligjore në mënyrë që të mos kenë mundësi të marrin pjesë në prokurimet publike, të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të jenë kandidatë për poste publike.

MPB

“Është e domosdoshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme të luftojnë kundër korrupsionit, që të ndershmit të fitojnë kundër të korruptuarve. Suksesi në atë luftë është i mundur vetëm me institucione që veprojnë me integritet, profesionalisht dhe jo selektivisht, veçanërisht në fushën e drejtësisë”.

Nga MPB informojnë se Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka theksuar se këto janë hapa shumë të rëndësishme që MPB-ja dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmarrin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takim, dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rruga evropiane nuk ka alternativë dhe se periudha në vijim është vendimtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në aspektin e Qeverisë teknike dhe zgjedhjeve, sfidat që vijnë janë shumë të rëndësishme për drejtimin në të cilin lëviz shteti. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like