(VIDEO) Skriningu i nxënësve, deri tash asnjë rast pozitiv

by admin
Spread the love

Deri më tani asnjë fëmijë i testuar me metodën skrining në shkolla nuk është pozitiv me kovid-19 . Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili informoi se pret deri në fund të javës të testohen rreth 500 nxënës, pjesë e skriningut që do të realizohet me testimin e gjithsej 8.200 nxënësve, e cila do të realizohet sipas dinamikës të miratimit nga ana e prindërve që do të marrin për skriningun e nxënësve.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Po testohen fëmijë në shkollat e mesme në Shkup dhe në shumë shkolla fillore në qytete tjera. Deri më tani nuk ka rezultuar asnjë test pozitiv tek fëmijët në asnjë shkollë, qoftë në ato filloret apo në të mesmet, gjë që është shumë mirë për ne. Por, duhet të presim ende është herët. Ata prindër që nuk japin mirartimin, shkojmë me alternativë tek nxënësit tjerë nga klasat sipas metodologjisë. Deri më tani  nuk ka asnjë rezistencë, nuk besojqë që do të ketë. Apeloj që prindërit të jenë të vetëdishëm që me marrjen e mostrës  nuk ka asnjë rrezik dhe si metodë do të mësojmë për situatën me pandeminë tek ne”

Dje filloi skreningu i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit. Në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” prej 69 nxënësve të paraparë për testim, 68 nxënës janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për koronavirus. Testimi në këtë shkollë është bërë me miratimin e prindërve.

Sipas autoriteteve  shëndetësore të dhënat  përkatëse do të japin një pamje të plotë të transmetimit të virusit në shkolla, në interes të fëmijëve.Ata kërkuan  mbështetje pa rezerva nga prindërit në dhënien e pëlqimit të nevojshëm. Shqyrtimi do të sigurojë mësim të sigurt dhe mbrojtje të shëndetit të fëmijëve.

Ndërkaq, për shkak të rasteve me kovid-19, dy paralele në shkollën fillore “Shën Klimenti i Ohrit” në Delçevë do të vazhdojnë mësimin online. Në dy paralele, siç informojnë nga shkolla, ka gjithsej 34 nxënës.

Linda Ebibi /SHENJA/ 

You may also like