(VIDEO) Skandali në onkologji, reagojnë të gjitha partitë politike, edhe të pushtetit, edhe të opozitës

by admin
Spread the love

Nuk mund të kërkosh përgjegjësi politike për dikë që nuk është në detyrë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për përgjegjësit në rastin e Onkologjisë. Pas 20 vitesh nga gjithçka që dëgjuam, për herë të parë MPB-ja dhe Prokuroria, siç tha Kovaçevski, hynë në Onkologji dhe morën masa për dyshimet e shprehura publikisht.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Nuk do të ketë falje për askënd, ky është një rast i tmerrshëm nuk do të ketë falje për askënd, pavarësisht se cilës parti politike i përkasin. Ky është një krim shumëpartiak, multietnik që duhet trajtuar. I kuptoj shqetësimet e qytetarëve dhe zemërimin e tyre dhe e drejta për të protestuar në raste të tilla është e mirëseardhur sepse u bën presion shtesë institucioneve që ta kryejnë punën më shpejtë”.

Kovaçevski bëri thirrje që rasti të mos politizohet sepse, sipas tij, bëhet fjalë për veprime hetimore që do të kryhen në mënyrën më profesionale.

Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se duhet te ketë pergjegesi jo vetëm penale por edhe politike dhe sipas tij kjo qeveri duhet të kërkojë dorëheqje.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Mund të them se si njeri ndjehem i rrezikuar nga ajo qe ndodhi.  Jemi dëshmitar të një shoqërie mafioze të disa personave fushës së mjekësisë të afërt me partitë ne pushtet, ata që duan te pasurohen, ata që për përfitime personale ilaçet qe është dashur tia jepnin atyre që vuajnë nga dhimbjet e fuqishme ato i kanë shitur dhe i kanë lënë në mëshirë të fatit”.

Valë reagimesh ka pasur edhe nga partitë e tjera në pushtet dhe opozitë të cilët dënuan ashpër këtë skandal dhe kërkuan përgjegjësi penale. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që institucionet kompetente, në veçanti prokuroria, urgjentisht dhe detajisht të hetojnë të gjitha pretendimet për keqpërdorime të rënda mbi jetën dhe shëndetin e pacientëve, thanë nga BDI.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like