VIDEO/ Skandali i radhës në Turqi! Ikardi shënon në minutën e parë, Fenerbahçe luan me U19 dhe braktis ndeshjen e Superkupës me Gallatasarajin

by admin
Spread the love

Futbolli turk po tronditet nga skandale të njëpasnjëshme në këtë sezon, teksa ai i radhës është shënuar sot. Duhej të ishte një ndeshje e madhe mes Gallatasarajit dhe Fenerbahçes, por derbi ka zgjatur vetëm pak minuta.

Fenerbahçe ishte paraqitur me formacionin e U19 në këtë ndeshje, në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarëve dhe akteve të dhunës ndaj tyre.

Sfida filloi mes vërshëllimave të publikut të pranishëm, ndërsa Ikardi gjetiu rrjetën që në minutën e parë të duelit.

SHIH VIDEON

Menjëherë pas këtij goli, pas sinjalizimit nga drejtuesit e Fenerbahçes, lojtarët e këtij klubi braktisën ndeshjen, duke u larguar pak minuta më vonë nga stadiumi.

Kjo padyshim që shëmtoi atë që duhej të ishte një supersfidë, ndërsa priten ndëshkime të rënda ndaj klubit të Fenerbahçes për këtë skandal të radhës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like