(VIDEO) S’ka sinjale pozitive nga samiti i Brukselit, Sofja nuk lëshon pe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel nuk ka sjellur sinjale pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vetoja bullgare mbetet në fuqi akoma, ndërsa përfaqësuesit e BE-së janë shprehur të frustruar për bllokimin. Kryetari i Komisionit Evropian Xhosef Borell tha se dita e sotme nuk ishte e mirë, ndërsa nënvizoi se rasti me Bullgarinë tregon se duhet menduar të ndryshohet sistemi i vendosjes me konsensus në BE.

XHOSEF BORELL, KRYETAR I KOMISIONIT EVROPIAN
“Ky rast edhe njëherë tregon se konsensusi gjatë marrjes së vendimeve është problem. Nuk mund të vazhdojmë më tej sepse një vend po bllokon. Sot nuk është një ditë e mirë sepse duhej të hapim procesin për anëtarësim për dy vende, por këtë nuk mund ta bëjmë sepse një vend e bllokon të gjithë procesin. Duhet t’i shqyrtojmë mënyrat se si punojmë”.

Ndërkohë komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varheji edhe një herë i ka bërë thirrje Sofjes që të marrë vendime të guximshme dhe ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

OLIVER VAHEJI, KOMISARI EVROPIAN PËR ZGJERIM
“Bashkimi Evropian i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe ato tani janë pjesë e procesit negociues. Tani është momenti për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Së bashku do të jemi më të fortë”.

Edhe kancelari gjerman Olaf Sholc mbështeti hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke potencuar se qytetarët e Ballkanit tashmë dy dekada po presin dritën jeshile nga Brukseli.

OLAF SHOLC, KANCELAR GJERMAN
“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor tashmë 20 vite presin mundësinë që të bëhen vende anëtare të BE-së. Është shumë e rëndësishme që ato të marrin një premtim të besueshëm pas përpjekjeve që kanë bërë gjatë këtij rrugëtimi. Gjermania ndjen përgjegjësi që t’u jep mundësi vendeve që të anëtarësohen”.

Ndërkaq, Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis sugjeroi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet një afat deri në vitin 2033 për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Greqia do të qëndrojë në krah të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces. /SHENJA/

 

 

 


You may also like