(VIDEO) Sipas Ali Ahmetit, Albin Kurti ka ndërhyrë në politikën e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për herë të parë rreth përfshirjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.  Në një emison në Top Channel, ai  ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit  të Kosovës, Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh përfshirjen e Kurtit atje, Ahmeti thotë se ndërkombëtarët i kanë thënë se si shpjegohet kjo, kur Kurti ankohet se Vuçiq po bën aktivitete politikë në Kosovë? Megjithatë, Ahmeti pohon se “kështu e ka demokracia”.

ALI AHMETI 

“Unë nuk e di që ka regjistruar parti, e di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur interesim për çfarë arsye z.Kurti ka nevojë të mbajë parti politike në Maqedoni, por tani kjo është demokracia. Më kanë vendos në një situatë goxha të vështirë, po mirë atëherë pse z.Kurti ankohet kur Vuçiq bën aktivitete politike në Kosovë. Si na shpjegoni ju ne këtë punë, më kanë lënë gati edhe pa tekst me shumë pyetje”.

I pyetyr nëse shqetësohet se Kurti mbështet opozitën shqiptare, Ahmeti tha ka pasur kontakte me të gjitha partitë në Kosovë e Shqipëri, por në radhë të parë me shtetet dhe nuk shqetësohet nga mbështetja që i jep Kurti opozitës shqiptare.

ALI AHMETI

“Unë nuk kam kurrfarë shqetësimi, sepse edhe unë kam qenë për bashkim kombëtar……”.

Ahmeti lavdëroi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ai ka punuar për t’i bashkuar partitë shqiptare.  Sipas Ahmetit nëse nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian brenda katër viteve.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like