(VIDEO) Sindikata nuk pranon që dalja nga kriza të bëhet në kurriz të punëtorëve

by admin
Spread the love

Është e papranueshme dalja nga kriza në kurriz të qytetarëve. Kështu deklarojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë reaguar pasë deklaratave të fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se pagat të ulen për 10 përqind, në disa ndërmarrje publike që kanë paga më të larta se mesatarja.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Qeveria, e cila po përjeton një grevë të përgjithshme në sektorin publik që është ende në vazhdim, ku nuk ka rritur pagat, tani po planifikojnë të kursejnë  dhe të bëjnë  uljen e pagave të punëtorëve, përballë inflacionit prej 18.7 për qind dhe rritjes së çmimeve deri në 100 për qind të produkte ushqimore bazë dhe në këtë mënyrë t’i varfërojë më tej qytetarët dhe punëtorët e saj për 10 për qind shtesë”.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar edhe ndaj liderit të VMRO-DPME, Hristian Mickoski, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi për ditën e diel, e cila është ditë jopune.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Në anën tjetër, opozita vepron më fuqishëm se Qeveria dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, si një nga masat kryesore për tejkalimin e krizës energjetike, propozon që të dielën të hiqet si ditë jopune dhe që punëtorët të punojnë edhe  të dielave për shkak se ka pasur teprica të energjisë elektrike dhe punëdhënësit kanë zgjedhur një ditë tjetër të javës për pushim javor”.

Sipas LSM-së, partia në pushtet  LSDM apo më saktësishtë qeveria, nuk ua ka rritur pagat puntorëve, ndërsa partia opoziatare VMRO-DPMNE, i ka rritur pagat në nivel lokal, që sipas tyre, metodë që e kanë bërë edhe partitë tjera, aty ku udhëheqin kryetarët e komunave nga radhët e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like