(VIDEO) Sindikalistët të kënaqur nga e diela ditë jopune

by admin
Spread the love

Kryetari i Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, Darko Dimovski thotë se dita e dielë si ditë jopune është realitet dhe punëtorët tashmë po i gëzojnë përfitimet e kësaj zgjidhje ligjore. Ai shprehet i kënuaqur me zbatimin e ligjit, ndërsa për të gjitha parregullsitë e konstatuara thotë se kanë dorëzuar raporte në Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin e Tregut për të cilët tashmë kanë shqiptuar sanksionet e para.

 Darko Dimovski, kryetar i Sidikatave të Maqedonisë së Veriut

“Katër punëdhënës që kanë shkelur ligjin tashmë janë dënuar me gjobë dhe 15 ditë burg. Gjithashtu, aty ku kemi konsideruar, si baste sportive dhe lojëra të fatit që nuk parashikohen në aktivitetet që mund të funksionojnë të dielave, kemi dërguar ankesa në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe në Ministrinë e Financave, sepse padyshim për ato aktivitete, dikush me opinion , jo me ligj, i dha në punë. Kjo është e papranueshme për ne, ligji është i qartë dhe se të gjitha ato aktivitete që nuk janë të parapara për punë të dielën, nuk mund të funksionojnë.  Kjo na ndodh me bastet sportive dhe lojërat e fatit”

Dimovski gjatë intervistës foli edhe  për marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, e cila si draft tekst u është dorëzuar institucioneve kompetente vitin e kaluar, e cila parasheh pagesën e pagës për pushime për sektorin publik në shuma prej 30 deri në 100 për qind në varësi të aftësive të shoqërisë apo institucionit.

Darko Dimovski, kryetar i Sidikatave të Maqedonisë së Veriut

“Para së gjithash, ne besojmë te gjyqtarët kushtetues sepse edhe ata janë punëtorë dhe gëzojnë beneficione konform Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratat Kolektive dhe personalisht mendoj se nuk do ta lejojnë dhe e diela si ditë jopune do mbeten për 92 për qind të punëtorëve. E kam njoftuar edhe më herët se nëse ndodh kjo do të organizohemi dhe do të protestojmë para Gjykatës Kushtetuese dhe sigurisht që do të bëjmë ankim sepse edhe ne kemi argumente”

Si hap i radhës, Dimovski paralajmëron se gjatë muajit shkurt sindikata do të fillojë fushatën e cila do të mbulojë dy aktivitete çdo muaj në të cilat do të analizohet nëse vërtet respektohet mëditja për punën e të dielës.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like