(VIDEO) Siljanovska: Nuk do t’ju turpërojë, Mickoski me nismë për unitet kombëtar

by admin
Spread the love

Kandidatja  presidenciale e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova në tubimin e djeshëm në Ohër ka paralajmëruar se më 9 maj në ditën e fitores mbi fashizmin dhe ditën e europës siç thotë ajo, do ta festojnë fitoren. Ajo u premtoi qytetarëve se nuk do t’i gënjejë dhe se nuk do t’i harrojë interesat shtetërore dhe kombëtare që pushteti aktual, sipas saj, jo vetëm i harroi, por edhe i shkeli.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, KANDIDATE PËR PRESIDENTE NGA VMRO-DPMNE

“Më besoni, ka momente në histori dhe ky është i tillë kur duhet të jemi bashkë, kurrë si asnjëherë më parë kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Pa ju nuk mund të bëjmë unitet. Pa ju, Maqedonia nuk mund të jetë e juaja dhe as krenare. Ne nuk mund të arrijmë deri te fitorja pa ju. Ju keni fjalën e parë dhe të fundit. Ne kemi besim tek ju”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kandidati për deputet në njësinë e parë zgjedhore Hristijan Mickoski ka dekalruar se VMRO-DPMNE , është një emër shumë i fortë, i cili nuk është vetëm për shkak të VMRO-së historike dhe kontinuitetit që ata i referohen si ide, por në të njëjtën kohë është edhe për shkak të detyrimit dhe përgjegjësisë që mbart me vete pjesa e dytë e emrit. Ai theksoi se dëshiron të krijojë bashkim kombëtar maqedonas.

HRISTIJAN MICKOSKI, LIDER I VMRO-DPMNE-SË

“Nismën time të parë për sigurimin e unitetit kombëtar maqedonas do ta nis me shpalljen e moratoriumit dhe ndalimin e të gjitha sulmeve kundër partive ‘E Majta’ dhe ‘ZNAM’. Këtë e ndjej si nevojë të popullit maqedonas por edhe si obligim që të përpiqem ta realizoj idenë e bashkimit kombëtar në momentet kur shteti ka më shumë nevojë, në momentet kur shteti është marrë nga duart e popullit dhe është në duart e disa politikanëve të korruptuar nga BDI dhe LSDM”.

Mickoski tha se Maqedonia duhet të jetë e bashkuar në të gjitha bazat dhe që të ndodhë kjo duhet të fillojë diku dhe theksoi se nuk ka kohë më të mirë sesa të fillojë ai proces tani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like