Video/ Shpërthen një vullkan në Islandë, lëshon lavë drejt një vendbanimi! Evakuohen banorët

by admin
Spread the love

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një vendbanimi të afërt.

Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës.

Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës, raportoi televizioni islandez RUV.

“Lava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV.

“Lava po rrjedh drejt Grindvikut”, shtoi ai.

Pamje nga larg e vullkanit në Grindavik, Islandë, i cili shpërtheu më 14 janar dhe detyroi banorët të evakuohen nga qyteti.

Banorët e Grindvikut ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në nëntorin e kaluar dhe nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani si pasojë.

Ata u kthyen më 22 dhjetor.

Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël bjeshkor në veri.

Pre atëherë janë ndërtuar mure mbrojtëse përreth vullkanit me shpresën e devijimit të magmës larg vendbanimit. Por, muret e ndërtuara në veri të Grindavikut janë rrëzuar dhe lava po lëviz në drejtim të qytetit, tha zyra meteorologjike.

Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë.


Top Channel

You may also like