(VIDEO) Shpejtësia e madhe shkak i dy aksidenteve të rënda me pasoja fatale

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, ku si pasojë humbën  jetën tre persona.  Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në zonën e urës së Strezimirit. Automjeti “Renault” me targa të Gjermanisë ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë nga rruga.

MINISTRIA E PUNËVE TË BENDSHME-MPB

“Fillimisht në vendin e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona (dy meshkuj dhe një femër), ndërsa një e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, Ferid Murad”.

Gjithashtu, një aksident i rëndë ka ndodhur edhe sot  në autostradën Gostivar-Tetovë, Një makinë me tabela të Zvicrës dhe një me të Tetovës janë aksidentuar ku si pasojë e kësaj janë lënduar pesë persona.

Ndërkaq, MPB, vetëm gjatë mbrëmjes  së djeshme në gjithë territorin e shtetit ka sanksionuar 131 ngasës të makinave të cilët kanë kaluar shpejtësinë e lejuar.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, MPB

“Gjatë mbrëmjes së kaluar (01.02.2022) në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 02:00, Ministria e Punëve të Brendshme me një radar të pajisur posaçërisht për regjistrim në kushte nate, ka kryer kontroll të përforcuar aksioni në territor të Republikës së Maqedonisë së Veriut të sanksionojë automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 131 drejtues automjetesh”

Prej ktyre automjeteve, tetë udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 98 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 33 jashtë qytetit.

Nga MPB theksojnë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata mandej  bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të makinave që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, që sipas tyre  së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

 

You may also like