(VIDEO) Shiten për 244 mijë euro tre prona të Sasho Mijallkovit

by admin
Spread the love

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu në rrjetin social facebook, njofton se tre prona të konfiskuara të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov të cilat u nxorrën në ankand para disa ditëve janë shitur për 244 mijë euro.

DRITON NEBIU, DREJTOR I AGJENCISË

“Buxheti i shtetit është rritur për 244 000 euro. Agjencioni realizoi me sukses shitjen e gjithsej 3 (tre) pasurive të paluajtshme të sekuestruara në përputhje me shpalljen publike për shitjen e pasurisë së konfiskuar, e cila u krye me ankand publik elektronik. Gjegjësisht, bëhet fjalë për 3 pasuri të paluajtshme të cilat sipas aktvendimit të formës së prerë të gjykatës KOK – PP nr. 283/2022 i janë konfiskuar Sasho Mijalkov. Mjetet e realizuara nga shitja do të rrisin buxhetin e shtetit në vlerë të përgjithshme prej 15.000.500 denarë ose 244.000 euro”.

Më 11 gusht u nxorën në ankand  disa prona të Mijallkovit, një truall në Xhibaricë në Kozhuf, dy banesa në Ohër në plazhin e Goricës dhe trualli në fshatin Moranë komuna e  Studeniçanit. Toka në Xhibaricë kishte një  sipërfaqe prej 321 metrash katrorë, banesa e parë në Ohër kishte  sipërfaqe prej 65 metra katrorë,  apartamenti i dytë sipërfaqe 114 metra katrorë. Toka në Studeniçan kishte sipërfaqe  56.818 metra katrorë. Sipas Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara këto prona  arrijnë në një vlerë totale prej rreth gjysmë milion eurosh. Ankandi  ishte  caktuar për  më 25 gusht. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like