VIDEO/ Shehi e bën sefte me “Demat”, Partizani mposht Teutën në të parën e vitit 2024

by admin
Spread the love

Nuk kishte si të shkonte ndryshe, kur ke ekipin më të fortë në Superiore. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë dalur triumfatorë nga “Arena e Demave”, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë arritur të mundin me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Teutës, me teknikun, Orges Shehi, që e nis me “këmbën e mbarë”, “aventurën” e tij, me anën tjetër të kryeqytetit.

Goli i vetëm, i “rregullt” i sfidës erdhi në minutën e 40’-të të lojës, ku pas një ndërhyrje të gabuar të Kotobellit, ndaj anësorit Andi Hadroj, nuk u la pa u vënë re nga kryesori Cjapi, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti” i sulmit, Tedi Cara nuk gabon, duke e çuar topi në rrjetën e Demës.

Falë këtij rezultati, Partizani ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke ngushtuar diferencën me “Rrogozhinasit” e Egnatias, të cilët pas fitores së sotme, ndaj Skënderbeut janë ngjitur në 40 pikë dhe vazhdojnë të qetë marshimin drejt “Final Four”. Në krahun tjetër, Teuta vazhdon të mbetet në krizë, teksa është në vendin e fundit të tabelës, me 16 pikë, 6 pikë larg “mbijetesës”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

You may also like