(VIDEO) Sali: Drejtorët e BDI-së kanë kërkuar lista të votuesve nga të punësuarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i AAA-ASH për komunën e Çairit, Bekim Sali, në emsionin debativ në TV Shenja, ka akuzuar drejtorët e disa ndërrmarjeve të cilët udhëhiqen nga BDI-ja se mbajnë peng të punësuarit me kontrata në vepër.

“Për fat të keq trendi i mbajtjes peng të trupit votues në 20 vjeçarin e fundit. Të gjithë ne jemi dëshmitarë se një pjesë e madhe e punonjësve insitucioneve publike mbahen “peng” me kontrata në vepër, të cilat rinovohen çdo 6 muaj ose 1 herë në vit dhe kjo është një masë shumë e madhe e trupit votues përmes të cilëve funksionon edhe rrjeti i votuesve nga familjarë dhe të afërm të punësuarve. Disa raste, individ të caktuar të cilat janë të punësuar në drejtoritë e qytetit të Shkupit nga ana e dy drejtorëve të cilët veçmë janë në ikje janë thirrur në biseda janë mbajtur mbledhje të caktuara duke kërkuar lista të votuesve, mënyrë e realizimit të votimit, cila shkollë sa votues do të ketë edhe orët kur do t’i nxjerrin ata”, ka deklaruar Sali. /SHENJA/

You may also like